Njëzet e një ushtarë izraelitë u vranë dje gjatë luftimeve në Gazën jugore

Njëzet e një ushtarë izraelitë u vranë gjatë luftimeve në Gazën jugore. Kjo shënon humbjen më të madhe të forcave izraelite  gjatë një dite, brenda enklavës së shkatërruar që nga fillimi i luftës me Hamasin. Zëdhënësi i Forcave të Mbrojtjes të Izraelit, Daniel Hagari tha se dy ndërtesa u shembën mbi ushtarët pasi u goditën gjatë një operacioni ushtarak. Fushata e bombardimeve në shkallë të gjerë të ushtrisë izraelite në Gaza ka vazhduar që sulmi i 7 tetorit nga njerëz të armatosur të Hamasit nga ku mbetën rreth 1200 izraelitë të vrarë  dhe më shumë se 240 të marrë peng. Nuk dihet  për fatin  130 izraelitëve, të cilët po mbahen peng  apo mund të jenë vrarë nga forcat e Hamasit. Izraeli pranon se rreth 200 ushtarë janë vrarë që nga fillimi i operacioneve, në Gaza.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …