KPF në Skenderajt ka mbajtur mbledhjen e radhës

Komiteti për Politikë e Financa në komunën e Skenderajt, i udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, ka mbajtur mbledhjen e radhës, në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët komunalë dhe anëtarët e KPF-së. Në takimin e sotëm janë shqyrtuar këto pika të rendit të ditës:

– Raporti i shpenzimit të buxhetit për vitin 2023;

– Raporti i Përformancës së Komunës së Skenderajt për vitin 2022;

– Propozim-vendimi për këmbim të pronës së paluajtshme të Komunës me pronën e paluajtshme të personit fizik.

Pas diskutimeve në pikat e lartcekura, KPF-ja i ka rekomanduar Kuvendit Komunal miratimin e pikave të rendit të ditës.

May be an image of 10 people and text

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …