leoni

Ministri, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së Bashkim Jashari, morën pjesë virtualisht në takimin e 18-të të Grupit të Kontaktit

Ministri, Ejup Maqedonci dhe komandanti i FSK-së Bashkim Jashari, morën pjesë virtualisht në takimin e 18-të të Grupit të Kontaktit

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, së bashku me gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, kanë marrë pjesë virtualisht në takimin e 18-të me radhë të Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, udhëhequr nga sekretari i Mbrojtjes i ShBA-së, Lloyd Austin III. Fokusi i këtij takimi ishte vijimi i ofrimit të asistencës ushtarake në armatime, pajisje dhe trajnime për forcat e armatosura ukrainase nga vendet e këtij koalicioni. Sipas Maqedoncit, 54 shtetet anëtare të këtij grupi, ndër të cilët edhe Kosova, e konfirmuan edhe një herë mbështetjen e plotë për Ukrainën, që po vazhdon të përballet me agresionin rus. “Në luftën e saj përballë agresionit rus, Ukraina dhe populli ukrainas nuk janë të vetëm. Shtetet demokratike do t’i qëndrojnë pranë Ukrainës dhe ushtrisë e popullit të saj, sepse ata po luftojnë në të drejtën e tyre. E krah tyre dhe aleatëve të saj, do të jetë edhe Kosova, deri në fund!”, ka shkruar, ministri Ejup  Maqedonci.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …