KK i Malishevës, miratoi Kornizën Afatmesme Buxhetore

Kuvendi i Komunës së Malishevës, nën drejtimin e kryesuesit Aziz Thaçi, ka mbajtur të enjten mbledhjen e gjashtë të rregullt. Në mesin e shumë shqyrtimeve dhe marrjes së disa vendimeve, KK i Malishevës, ka miratuar edhe Kornizën Afatmesme Buxhetore 2017-2019, me disa propozime të dhëna nga ana e anëtarëve të kuvendit.

Kornizën Afatmesme Buxhetore, para anëtarëve të kuvendit, e ka prezantuar drejtori për buxhet dhe financa, Vesel Krasniqi, i cili po ashtu i ka njoftuar edhe me disa defekte nga ana e ministrisë përkatëse, që e kanë përcjellë qarkoren e parë buxhetore. Po ashtu drejtori Krasniqi, ka raportuar para kuvendit edhe për të hyrat dhe shpenzimet për tre mujorin e parë të këtij viti.

KK i Malishevës, po ashtu ka marrë vendim edhe për miratimin e kërkesës së një qytetari për ndërrim destinimi të tokës bujqësore në tokë ndërtimore.

Në rend dite të kësaj mbledhjes, ishte edhe shqyrtimi i raportit të komisionit për ndarjen e bursave, raport të cilin e prezantoi nënkryetari i Komunës së Malishevës, Rexhep Mazreku. Anëtarët e KK të Malishevës, dhanë disa vërejtje për ndarjen e bursave, mirëpo nënkryetari Mazreku, ka sqaruar se bursat janë ndarë me rregulloren e vjetër, pasi rregullorja e re, ende nuk është kthyer nga ministria përkatëse dhe rrjedhimisht nuk ka qenë e mundur të futet në funksion.

Përndryshe, mbledhjen e KK-së, e kanë lëshuar anëtarët e PDK-së, pasi siç u tha, do të presin sqarimet e organeve përkatëse, lidhur me çështjen e fotografisë së presidentit të vendit dhe deri atëherë do ta bojkotojnë punën e kuvendit. Lidhur me këtë çështje, kryesues Aziz Thaçi, i ka njoftuar anëtarët e kuvendit, se zyrtarisht ka kërkuar interpretim, lidhur me çështjen se “a duhet të vendoset në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Komunës fotografia e presidentit apo jo”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …