Koordinator i Departamentit për Drejtësi në PDK, Përparim Gruda ka reaguar pas deklaratës së zëvendësministrit të Drejtësisë Blerim Sallahut i cili e krahasoi PDK-në me Listën Serbe për çështjen e Vettingut Gruda e ka quajtur të turpshme deklaratën e Sallahut, duke thënë se ata që ” koordinohen me Radojqiqin për të votuar kundër veteranëve të UÇK-së në Kuvend, nuk mund të njollosin kurrë PDK-në. Ne e kemi ndihmuar procesin e vetingut që nga fillimi dhe ai aktualisht është duke u zhvilluar pikërisht sipas propozimit të dhënë nga kryetari Memli Krasniqi, i cili kishte sugjeruar krijimin e një Komisioni të Veçantë në Kuvend për këtë proces. PDK-ja nuk mund ta kompensojë mungesën e kompetencës dhe paaftësinë e kësaj qeverie. Dhe, fatkeqësisht, nuk kemi mundur as t’i ndalim në koordinimet e tyre me Radojqiqin, ka shkruar Përparim Gruda, në reagimin e tij.