leoni

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së BE-së, Tomash Sunjog dhe 4 ambasadorë evropianë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur sot në takim shefin e Zyrës së BE-së në Kosovës, Tomash Szunyog, ambasadorin e Francës Olivie Guero, ambasadorin e Gjermanisë, Jorn Rohde dhe ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu. Me zyrtarë  e lartë të BE-së dhe ambasadorët,  Memli Krasniqi ka  diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në vend, me theks të veçantë ato politike dhe të sigurisë.  Ai përmes një postimi ka thënë se PDK-ja do të luajë rolin konstruktiv që i shërben interesit qytetar dhe të ardhmes euroatlantike të Kosovës. Ambasadorët europianë i falënderova për përkushtimin dhe kontributin e tyre në kultivimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë dhe i sigurova se edhe sot, kur Kosova po kalon nëpër sfida të natyrave të ndryshme, PDK do të luajë rolin e saj konstruktiv”, ka shkruar, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Edita Tahiri: Qeveria e re duhet të udhëhiqet nga opozita për të dalë nga kriza

Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, ka reaguar pas dështimit të dytë për konstituimin e Kuvendit, …