Publikohet testi i maturës këtë vit Deçani ka rezultate dukshëm më të mira se vitin e kaluar

Drejtori i Arsimit në komunën e Deçanit z.Qazim Maloku , bëri të ditur se viti shkollor 2015/2016 ka sjell rezultate më të mira krahasuar më vitin  e kaluar. Kjo me vet faktin se në vitin e kaluar rezultatet e testit të maturës ishin në përqindje më të ulët.

Këtë vit testit të maturës në dy shkolla të mesme  Gjimnazin ,,Vëllezërit Frashri ’’ dhe Shkollën e Mesme Teknike  ,,Tafil Kasumaj’’,  testit të maturës i janë nënshtruar 569 maturantë dukë përfshirë edhe disa nxënës të viteve të kaluara të cilët kanë përsëritur testin bashkë më maturantët e këtij viti shkollorë.

Duke pas parasysh administrimin e testit nga MASHT-i si dhe monitorimin nga DKA-ja, mund të themi se testi ishte  i organizuar sipas standardit të kërkuar nga departamenti për vlerësim dhe standard i MASHT-it.

Rezultati për të dy shkollat e mesme të larta është siç vijon:

Gjimnazi ,,Vëllezërit Frashri’’  Deçan – 79 %

Shkolla e Mesme Teknike ,,Tafil Kasumaj’’ Deçan – 82.64 %

Nxënësit  të cilët nuk kanë treguar rezultat në testin e mbajtur  mund të pajisen me diploma por të cilët nuk kanë të drejtë të vazhdoni shkollimin e lartë.

Të tjerët të cilët dëshirojnë ta përsërisin testin e Maturës për të vazhduar në shkollim të lartë, ata kanë mundësi që në afatin e Gushtit ti nënshtrohen këtij testi ku data do të bëhet e ditura më kohë.

Vërejtje:  Nxënësit që pranojnë diploma më rezultatin ekzistues dhe nuk e refuzojnë atë, në momentin që diploma e tyre regjistrohet në amzat e shkollës  ata nuk kanë të drejt ti nënshtrohen këtij testi  pra testit të maturës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …