Zbulimi i një pjese të dosjes së Ramadan Jetullah Musliut nga fshati Reçak i Shtimes, të cilin e kishte përcjellë dhe e kishte vëzhguar gjatë qëndrimit në burg, oficeri i Shërbimit të Shtetit jugosllav (UDB) Drago Boshkoviq, vë në pah disa rrëfime e komente shumë me rëndësi të jetës dhe sjelljeve të tij, në hetuesi dhe në burg. Boshkoviq kishte hartuar një dosje të shkurtë, por të pasur me mjaft të dhëna, sidomos të qëndrimit të pathyeshëm e burrëror të të burgosurit politik, Ramadan Jetullah Musliut, të cilin e përshkruan si një kryengritës të patundur në mendimet, qëndrimet dhe veprimet e tij. Raporti, të cilin ai e ka nënshkruar, me vlerësimet e tij lidhur me Ramadanin, në radhë të parë janë përshkruese, me disa të dhëna biografike, por ato që vërehen më shumë janë qëndrimet, zbulimet dhe komentet e tij për të burgosurin e pathyeshëm shqiptar, nga Reçaku i Shtimes. Autori i filmit Ahmet Qeriqi, realizoi TV-Dielli.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është publikuar lista e Qendrave të Votimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.
Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së …