leoni

Komuna e Malishevës ka njoftuar  për zhvendosjen e zyrave të Drejtorisë për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale

Komuna e Malishevës njofton qytetarët se Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, ka ndërruar lokacion, apo është zhvendosur përkohësisht në objektin prapa stacionit të autobusëve në Malishevë. Me këtë rast, njoftohen të gjithë ata që kanë nevojë për shërbimet e kësaj drejtorie, që nga tani, shërbimet mund ti marrin në objektin e ri. Zhvendosja e kësaj drejtorie, është bërë për shkak të ofrimit të kushteve më të përshtatshme të punës dhe ofrimit më të lehtë dhe më të shpejtë të shërbimeve, si dhe për shkak të ndërtimit të qendrës së qytetit, përkatësisht rirregullimit të sheshit të qytetit, punime të cilat tashmë janë duke u realizuar. Drejtori i kësaj drejtorie, Hajdin Berisha, kërkon nga qytetarët, që nga tani e tutje, të drejtohen në lokacionin e ri, ndërsa ka bërë të ditur se kushtet e punës dhe shërbimet do të jeni më efikase, për shkak hapësirës më të përshtatshme për shërbimet që kryhen.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …