Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, priti në takim përfaqësuesit e Britanisë së Madhe në NATO dhe ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott. Takimi me Abbottin është njëherësh edhe takim lamtumirës pasi ai për pak ditë do të largohet nga Kosova, për t’u zëvendësuar nga Xhonatan Hargreves. Ministri Ejup Maqedonci, ka thënë me këtë rast se diplomati, Abbott, me punën e tij të shkëlqyer i shërbeu rritjes së bashkëpunimit të Republikës së Kosovës me Mbretërinë e Bashkuar në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë”. Ai ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme dhe shumë të rëndësishme që Mbretëria e Bashkuar i ka dhënë Kosovës në ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së si dhe veçanërisht për kontributin në heqjen e vizave për personelin civilë dhe ushtarakët e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së. “Theksova faktin se shteti britanik ka qenë dhe është aleat i Kosovës në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e vendit tonë, si dhe ruajtjen e vlerave demokratike. Ndërsa ambasadori Abbott do të mbetet mik i përjetshëm i Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Maqedonci.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …