Sot në Kazermën ʺSkënderbeuʺ të FSK-së, në Ferizaj, do të zhvillohet ceremonia e diplomimit të kadetëve të FSK-së, gjenerata 2016. Në ceremoninë e diplomimit do të marrin pjesë personalitete më të larta shtetërorë të Kosovës, të Ministrisë së FSK-së, të FSK-së, atashetë ushtarakë të akredituar në vendin tonë, përfaqësues të pushtetit lokal, si dhe familjarët e kadetëve. Të pranishmëve këtë ceremoni me nga një fjalë përshëndetëse-tematike, do tu drejtohen ; Ministri i MFSK-së, Haki Demolli dhe Komandanti i FSK-së, Gjenerallejtënant Rrahman Rama.