Kryeministri Kurti, në takim kryetarin e Maqedonisë Stevo Pendarovski, ka biseduar për marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet në rajon, pastaj dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe situatën e sigurisë pas sulmit terrorist dhe paramilitar të para katër muajve në Banjskë të Zveçanit. Kurti e falënderoi presidentin Pendarovski dhe Maqedoninë e Veriut për mbështetjen ndaj Kosovës në çështje të ndryshme me interes të përbashkët, veçanërisht në rrafshin ndërkombëtar përmes përkrahjes në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare. Në takim u diskutua edhe mbi fushat në të cilat mund të shtohet e thellohet bashkëpunimi, projektet e përbashkëta siç është projekti i rrugës Prizren-Tetovë për të cilën në javën e dytë të këtij muaji ministrat nënshkruan marrëveshje për bashkëfinancim. Ndërsa, kryetari Pendarovski tha se Kosova dhe Maqedonia e Veriut përveç marrëdhënieve shumë të mira, kanë edhe të njëjta qëllime strategjike, dhe se ajo është e gatshme që të ndajë me Kosovën përvojat sa i përket integrimit evropian dhe anëtarësimin në NATO.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …