Fatmir Humolli

Fatmir Humolli: Largimi i 10 deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje ka qenë real, po të mos ndodhte problemi në veri të Kosovës

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli, bëri të ditur  se largimi i 10 deputetëve nga Lëvizja Vetëvendosje ka qenë real, po të mos ndodhte problemi në veri të Kosovës. Kur kemi diskutuar brenda një grupi të partisë ne kemi  folur për një grup prej 10 vetave si opozitë brenda Vetëvendosjes. “Grupi i Vetëvendosjes ka qenë në fushatë prej grupeve që s’ka qenë unik, që s’ka pasir unitet më së shumti se sa krejt grupet e tjera politike. LDK-ja e ka pasur  një unitet brenda strukturës, PDK-ja kishte unitet, AAK po ashtu , kurse Vetëvendosja në fushatë ka hy si grupacion ose si formacion politik për një pikë të caktuar për me i çun ë opozitë partitë politike, të cilat nuk e kanë kryer misionin qysh ne kemi pretenduar.  Grupi i Vetëvendosjes ka zgjatë shumë për shkak të rrethanave edhe ndërkombëtare edhe të rrethanave problematike çfarë janë brenda Kosovës. Ka vazhduar me unitet për shkak të problemeve më të mëdha se sa do probleme që janë vlerësuar dytësore brenda grupit që nuk ka unitet të të menduarit. Tash në fazën për krijimin e unitetit të vepruarit të grupeve të cilat janë brenda Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë problemi i veriut, kanë dalë probleme tjera të cilat e kanë stopuar”, tha Fatmir Humolli.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …