Shkalla e Dytë e Gjykatës Speciale, në Hagë ka nxjerrë dy vendime në çështjen kundër eprorit të lartë të UÇK-së, Salih Mustafa. Gjykata e mori këtë vendim, pasi avokatja Venkateswari Alagendra nuk e kishte njoftuar Trupin Gjykues se ajo e përfaqëson të pandehurin, Jakup Krasniqi. Gjykata deklaroi se emërimi i avokates Alagendra si avokate e re e Salih Mustafës nuk ka efekt juridik dhe urdhëroi Administratoren që të caktojë mbrojtësin kujdestar për të përfaqësuar Mustafën derisa të zgjidhet çështja. Në vendimin e dytë, Paneli hodhi poshtë kërkesën e Mbrojtjes së Mustafës lidhur me zgjatjen e afatit për të dorëzuar kërkesën për mbrojtjen e ligjshmërisë pasi avokatja, Alagendra, nuk ka legjitimitet për të dorëzuar ndonjë kërkesë në emër të Salih Mustafës, përfshirë kërkesën për zgjatjen e afatit.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …