Departamenti Amerikan i Shtetit ka paraqitur shqetësime serioze për trafikimin me qenie njerëzore në Kosovë. Ministri i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni gjatë paraqitjes së raportit të Departamentit Amerikan për trafikim me qenie njerëzore tha se rekomandimet nga ky departament konsistojnë në forcimin e hetimeve si dhe ndjekjen penale e zyrtarëve të përfshirë në këtë dukuri. Ndër shqetësimet e ngritura janë numri i vogël i kallëzimeve penale gjatë vitit të kaluar dhe numri edhe më i vogël i dënimeve. Ka nevojë edhe për trajnime të mëtejme për zyrtarë që do të bëjnë identifikimin e viktimave midis prostitutave, emigranteve dhe popullatës së rrezikuar. Duhet të rriten përpjekjet për t’i identifikuar fëmijët që detyrohen të bëhen lypsarë rrugësh dhe ata që i detyrojnë fëmijët të kthehen në lypsarë.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …