leoni

Albin Kurti: Komunitetet janë pasuri për Kosovën, i dimë sfidat që ekzistojnë për bashkëqytetarët tonë romë, ashkali dhe egjiptianë

Labinot Gjini: Albin Kurti do ta pranojë Asociacionin e modeluar në Bruksel, ose do të japë dorëheqje

Anëtari i kryesisë së AAK-së, Labinot Gjini ka thënë se kryeministri, Albin Kurti është në pushtet vetëm formalisht. Duke folur për zgjedhjet e parakohshme, Gjini tha se kryeministri, Kurti ose do të dorëhiqet ose do të pranojë Asociacionin, që sipas tij, Drafti është më i keqi i mundshëm. “Kurti nuk bënë asgjë, është i ngrirë si kryeministër, sot është në pushtet vetëm formalisht. Të gjitha projektet janë të ndalura, siç e shiheni edhe autostradën e Gjilanit, a ka ndonjë gjë që është duke u bërë në Kosovë nga Qeveria, në planin ekonomik, në reforma, në gjithçka?…Nuk ka kryeministër në mend në kokë në botën perëndimore dhe në shtete demokratike që qëndron në pushtet në gjendjen në të cilën sot është vendi dhe qeverisja e tij…Kurti ose do të dorëhiqet nga posti ose do të bëjë më të keqen, do të thotë do ta pranojë Asociacionin të cilin e kanë propozuar si draft-statut- që është më i keqi ndonjëherë i mundshëm”, ka deklaruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …