Kryeministri, Albin Kurti, është takuar me ambasadorët e vendeve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së BE-së ku mes tjerash kanë diskutuar edhe për rregulloren e re të BQK-së që do të hyjë në fuqi nga data 1 shkurt. Sipas komunikatës së ZKM-së, në takim është diskutuar për nenin 35 të rregullore që përcakton se valuta e vetme e lejuar në Kosovës për kryerjen e transaksioneve të pagesave me para të gatshme në sistemin e pagesave në Republikën e Kosovës është euro, bazuar në Nenin 11 të Kushtetutës së Kosovës dhe Ligjit për BQK-në. Kurti në takim ka thënë se është e rëndësishme që të respektohet kushtetuta dhe ligjshmëria në vend dhe gjithashtu që të respektohen autoritetet e pavarura në vend sikurse BQK. Si zakonisht Kurti dhe qeveritarët e tij asnjëherë nuk flasin për shkeljet e rënda që i kanë bërë dhe i bëjnë vetë Kushtetutës së Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Moti i keq ka shkaktuar kaos në Britaninë e Madhe
Moti i keq ka shkaktuar kaos në Britaninë e Madhe. Nga stuhia që ka përfshirë …