Dialogu Kosovë-Serbi ka hyrë në një ngërç të ri, vlerësojnë analistët politikë. Mungesa e gatishmërisë për zbatim të marrëveshjes bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit, sipas tyre, është shenjë që dialogu nuk do të ketë progres as gjatë këtij viti, veçmas kur në qershor do të mbahen zgjedhjet e reja në Bashkim Evropian. Në anën tjetër, nga partitë opozitare thonë se Kosova në dialog deri tani ka pasur vetëm regres, derisa kritikojnë ekzekutivin për mungesë të transparencës në këtë proces. Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi, thotë për KosovaPress, se nuk pret diçka konkrete në dialog gjatë këtij viti, derisa shton se Kosova po kushtëzohet në procesin e saj integrues në BE me dialogun me Serbinë. kërkesa e kryeministrit Kurti për ndarje të procesit integrues të Kosovës në Bashkim Evropian nga dialogu, është një kërkesë jorealiste.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti: Buxheti i vitit 2025 është buxhet i qytetarëve dhe për qytetarët
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas miratimit të buxhetit për vitin 2025, që …