Në sallën e Kulturës së komunës së Shtimes, u shfaq filmi dokumentar kushtuar Ramadan Musliut, nga fshati Reçak. Ai ishte ushtarak dhe burgosur politik në vitin 1950 në burgun e Goli Otok-ut, një personalitet, jo i njohur sa duhet, por i pathyeshëm në veprimet dhe qëndrimet e tij. Pjesëmarrësit e shumtë, përfshirë familjarët e dëshmorëve, veteranët, si dhe figura të shquara të jetës politike, kulturore dhe ushtarake, u përshëndetën nga moderuesi, Arben Reshani. Familja Musliu shprehu falënderim të veçantë për autorin e dokumentarit, ku vlerësoi përkushtimin dhe vullnetin e drejtorit të Radios Kosova e Lirë, z. Ahmet Qeriqi, për punën e tij në ndriçimin e figurave kombëtare e atdhetare. Në këtë ambient të ngrohtë e emocionues, premiera e dokumentarit shënoi një moment të veçantë në eksplorimin dhe përcjelljen e historisë së shquar të Ramadan Musliut.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …