Kuvendi i Maqedonisë së Veriut mblidhet sot për ta votuar Talat Xhaferin në krye të qeverisë teknike. Është hera e parë që në krye të qeverisë së këtij shteti të vendoset një kryeministër shqiptar. Mandati i kësaj Qeverie është paraparë të jetë vetëm 100 ditë, ndërsa detyra e saj është përgatitja e vendit për zgjedhjet parlamentare të 8 majit. Kohë më parë, i propozuari për kryeministër, Talat Xhaferi i ka dorëzuar në Kuvend emrat e kabinetit me të cilin e ka paraparë ta udhëheqë Maqedoninë e Veriut deri në zgjedhjet e 8 majit. Partia shqiptare në koalicionin qeverisës BDI ka propozuar emrat e 5 ministrave dhe 3 zëvendës ministrave për qeverinë teknike. Partia më e madhe opozitare VMRO-DPMNE pritet se do të jetë e pranishme në sallën e Kuvendit, por ka paralajmëruar se nuk do ta votojë këtë Qeveri teknike.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …