Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Reshat Qalaj ka drejtuar kritika ndaj Qeverisë së Kosovës për mënyrën se si po bëhet shkarkimi i kryetarëve të komunave të pjesës veriore të Kosovës. Ai ka theksuar se këta kryetar do duhej të shkarkoheshin përmes dorëheqjes në koordinim me Qeverinë e jo nga komuniteti serb. “Fillimisht dua ta jep një koment në lidhje me çështjen e mbledhjes së nënshkrimeve, ju e dini që Partia Demokratike dhe kryetarët që janë atje të Partisë Demokratike janë kundër këtij peticioni. Ata kanë bërë thirrje në vazhdimësi që kryetarët të cilët janë të zgjedhur tash në komunat veriore të japin dorëheqje në mënyrë të organizuar në mënyrë të koordinuar me qeverinë e jo të shkarkohen nga një komunitet të cilën nuk ka marrë pjesë fare në zgjedhje. Pra mendoj që është gabim çështja e mbledhjes së nënshkrimeve dhe si të tillë duhet të konsideruar”, ka vlerësuar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Reshat Qalaj.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …