Në shënim të 6 vjetorit të ndarjes nga jeta të veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Haradin Bala, nga fshati Karraticë i Drenicës, më 31 janar 2024 do të bëhen homazhe te varri i tij në Kompleksin Memorial në Kleçkë. Luftëtari i lirisë dhe veprimtari i njohur Haradin Bala, ka qenë i dënuar, 13 vjet burg nga Tribunali i Hagës për gjoja krime lufte. Burgun e ka vuajtur në Holandë dhe në Francë. Gjatë vuajtjes së dënimit iu kishte përkeqësuar rëndë shëndeti. Haradin Bala, ishte vëllai i dëshmorit, pjesëmarrësit në protestat e vitit 1981, Abedin Bala i vrarë mizorisht nga regjimi jugosllav, në Burgun Qendror të Beogradit në vitin 1985.
Kontrolloni gjithashtu
Tetë vjet më parë, Televizioni Dielli ka filluar transmetimin e programit kulturor, informativ, edukativ e arsimor
Sot TV Dielli shënon tetë-vjetorin e fillimit të transmetimit. Tetë vjet më parë, më 11 …