Përkrahja e bujqve rahovecian kultivues të trangullit “Kornishan”

Komuna e Rahovecit në bashkëpunim me Qendrën Grumbulluese “Agro Celina”, në vitin 2024 do të furnizojë bujqit me fidane dhe inpute tjera për kulturën e trangullit “Kornishan”. QG “Agro Celina” ka siguruar tregun për shitjen e këtij produkti me kontratë në shtetet e Bashkimit Evropian dhe çmim të favorshëm për bujqit, andaj, është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Komunën e Rahovecit, përkatësisht me Drejtorinë e Bujqësisë, përmes së cilës do të mbulohen shpenzimet e fermerëve që produkti të dorëzohet në këtë qendër grumbulluese. Përmes kësaj marrëveshje do të mbulohen:

– Fidanet cilësore të trangullit; – Plehërimi dhe riplehrimi (kristalorët); – Pesticidet; – Mulqerimi (folia e zezë); – Sistemi i ujitjes pikë-pikë. Njoftohen bujqit e Komunës së Rahovecit se kjo mbështetje do të jetë për kultivuesit në hapësira të mbrojtura (serra), me sipërfaqe nga 3 ari e më shumë. Bujqit, të gjitha informatat mund t’i marrin në sesionet informuese të organizuara nga QG “Agro Celina” apo në numrin kontaktues: 049 100 838.

No photo description available.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …