Kryetarja, Vjosa Osmani e ka quajtur komunitet popullin shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Pak kohë pas zgjedhjes në krye të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ajo e ka uruar kryeministrin, Talat Xhaferin dhe ka vlerësuar se ky është një moment historik komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut. “Urime, Kryeministër Talat Xhaferi! Sot shënohet një moment historik i rëndësishëm për të gjithë komunitetin shqiptar në Maqedoninë e Veriut, duke reflektuar kontributin e tyre jetik në shtetësinë e vendit dhe rrugëtimin drejt integrimit euroatlantik. I uroj qeverisë dhe të gjitha institucioneve të M.V. suksese”, ka shkruar kryetarja, Vjosa Osmani.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …