Dy autobusë me udhëtar shqiptar brenda tyre, janë goditur me gurë gjatë kalimit nëpër territorin e Serbisë. Zyrtar të agjencisë turistike “Fjolla Impex” kanë bërë të ditur se fatmirësisht, përveç dëmeve materiale, nuk është lënduar asnjë udhëtar. “Me gurë na kanë gjuajtur, xhamin e ka thy. Dy autobusë, njëri duke shkuar e tjetri duke ardhë, s’ka pas të lënduar. Ka ndodhur pas mesantës, 12:30 apo 01:00. U kanë policia po s’ka mujt me i gjetë ata, u kanë në vendin e ngjarjes, se edhe tjerë autobusa i kanë sulmu”, është cituar të ketë thënë një zyrtari i kompanisë “Fjolla Impex” për Express.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …