Partitë opozitare kanë konstatuar se pushteti aktual ka dështuar për t’i mbajtur në Kosovë punëtorët shëndetësorë. Ish-ministri i Shëndetësisë, tani deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thënë se ikja e mjekëve dhe e profesionistëve të tjerë shëndetësorë është një fatkeqësi e madhe që është duke e goditur vendin, e që është duke e lënduar sektorin publik shëndetësor dhe atë privat. Ai ka theksuar më tutje se ikja e mantelbardhëve nga Kosova po ndodhë për shkak se Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë janë duke dështuar me politikat e tyre në sektorin e shëndetësisë. Edhe deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, i cili me profesion është mjek, ka thënë për Ekonomia Online se ende nuk kanë parë një strategji të mirëfilltë në drejtim të marrjes së hapave konkretë lidhur me ndalimin e ikjes së profesionistëve shëndetësorë. Ai ka theksuar më tutje se largimi i profesionistëve shëndetësorë është një keqe e madhe që po i ndodhë vendit dhe me liberalizimin e vizave dhe ka shtuar se ekzistojnë gjasat që ky trend të rritet.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …