Republika Islamike e Iranit ka mohuar çdo përfshirje në një sulm me dron, nga i cili y vranë tre ushtarë amerikanë në një bazë në Jordani, afër kufirit me Sirinë, pasi kryetari amerikan Joe Biden fajësoi milicinë e mbështetur nga Irani dhe u zotua për hakmarrje. Në një deklaratë të publikuar nga agjencia shtetërore e lajmeve Irna, misioni i Teheranit në OKB tha: “Irani nuk kishte asnjë lidhje dhe nuk ka asgjë të bëjë me sulmin në bazën amerikane”, duke shtuar: “Ka një konflikt midis forcave amerikane dhe grupeve të rezistencës në rajon, të cilat kryejnë në mënyrë reciproke sulmet hakmarrëse”. Përgjegjësia për sulmin u mor nga grupi i Rezistencës Islamike, i mbështetur nga Irani, i cili prej kohësh po përpiqet të dëbojë trupat amerikane nga Iraku dhe Siria dhe ka përdorur luftën në Gaza si sfond për të intensifikuar këto përpjekje dhe për të zgjeruar fushën e betejës.
Kontrolloni gjithashtu
Nesër mbahet seanca e Kuvendit për buxhetin e Kosovës për vitin 2025
Nesër mbahet seanca e Kuvendit për buxhetin e Kosovës për vitin e ardhshëm. Gjatë kësaj …