Dimri ishte i ftohtë dhe bënte acar,
Në ato ditët e luftës me katër janar.
Një zë fort jehonë, atje lartë në mal,
Ushton e bubullin,si rrufe me zjarr.
Erdhi një forcë e re me fuqi magjike,
Punën nis me vrull,në malet heroike.
Kjo armë me zë,ka oshëtimë të rrallë,
Shpirtin e luftës,ajo e mbanë të gjallë.
Luftëtarët e lirisë,ata burra atdhetar,
Pritat ia zënë armikut,edhe me fjalë.
Që të sjellin lajme,për trimat luftëtar,
Për beteja lufte,që bishës i bënë varr.
Për frontin e luftës,që po merrte flakë,
Për tokën dardane,që skuqet me gjak.
Nga bijtë e bijat me zemrat guximtare,
Që u dalin përballë egërsirave barbare.
Zhvillimet përcjell,kudo me përgjegjësi,
Radio e luftës çlirimtare,me zërin për liri.
Kurajë i jep popullit,e shpresë për fitore,
Me ëmbëlsi të zërit,fuqinë madhështore.