Zgjedhjen e Talat Xhaferit në postin e kryeministrit në Maqedoninë e Veriut, e ka përshëndetur edhe Këshilli Koordinues i Diasporës. Ky këshill thotë se zgjedhja e Xhaferit si kryeministër rikonfirmon faktin e padiskutuar se shqiptarët janë një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit. Zgjedhja historike e Talat Xhaferi në krye të qeverisë teknike të Maqedonisë së Veriut rikonfirmon faktin e padiskutuar se shqiptarët janë një faktor i stabilitetit, se dinë e munden të bashkëpunojnë në mënyrë harmonike ndëretnike si dhe evidenton kontributin e jashtëzakonshëm në integrimin e Maqedonisë së Veriut në familjen evropiane”, thuhet ndër të tjera, në përshëndetjen e Këshillit Koordinues të Diasporës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …