leoni

Bujar Osmani e quan të jashtëzakonshme e të shumëpritur zgjedhjen e Talat Xhaferit kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani, e quan të jashtëzakonshme e të shumëpritur zgjedhjen e Talat Xhaferit si kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut.  Kjo  ngjarje sipas tij ka rëndësi për shkak se, shqiptarët kanë qenë popull i përjashtuar e i nënçmuar në Maqedoninë e Veriut. Ai thotë se pas Pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt, në këtë shekull, 28 janarin e konsideron si ditën më të rëndësishme në rajon, për shkak se ne kemi qenë popull i përjashtuar atje, i nënçmuar, i degraduar, jashtë sistemit, jashtë shtetit, jashtë shkollave, jashtë universitetit. Në vitin 2004 e kam pasur punësimin e parë si shqiptari i parë në institucion, 20 vite pas zgjidhet kryeministri shqiptar. Kjo është shumë me ngarkesë emocionale për njerëzit, në Maqedoni është festë, pas 17 shkurtit, në këtë shekull, 28 janari është dita më e rëndësishme kudo në rajon, ka saktësuar ministri i Punëve të Jashtme në Maqedoninë e Veriut, Bujar Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …