Mbrojtja e ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi kërkon shkarkimin e gjyqtarit të Speciales, Emilio Gatti

Idriz Thaçi, vëlla i ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka sqaruar çështjen e tërheqjes së disa avokatëve nga mbrojtja e mëtejme

Lidhur me paralajmërimin e tërheqjes së  disa avokatëve nga mbrojtja e Hashim Thaçit,  vëllai i tij,  Idriz Thaçi, e ka falënderuar avokatin Kehoe dhe ekipin e tij për angazhimin e deritashëm, ndërkohë që ka sqaruar se kontrata me kompaninë ligjore “GLA”, nuk është vazhduar në vitin 2024 për shkak të vështirësive financiare në mbulimin e çmimeve  së të gjithë avokatëve të angazhuar si pjesë e mbrojtjes së Hashim Thaçit.  Në pamundësi për ta mbuluar koston për të gjithë avokatët e angazhuar deri tani  jemi detyruar ta reduktojmë ekipin dhe tani avokat kryesor i z. Thaçi është Luka Misetic, i cili do të jetë në koordinim të plotë edhe me avokatët e tjerë ndihmës. Ne e falënderojmë z. Kehoe dhe ekipin e tij për angazhimin e deritashëm dhe për punën e mirë që e kanë bërë në mbrojtjen e ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi. Po ashtu, besojmë se ekipi aktual do ta vazhdojë me përkushtim të plotë mbrojtjen dinjitoze ligjore dhe në fund të këtij procesi do të dëshmohet pastërtia dhe e vërteta e luftës së UÇK-së”, ka thënë Idriz Thaçi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …