leoni

SIRI

Flej tokë mbi ta, flej mbi këta shpirtra të pafajshëm…

(Një nga mijëra rrëfime të tmerrshme të luftës në Siri…)

Duke recituar vargje këngësh popullore nga tradita, banorët e Eufratit vajtojnë  me dhembje më të dashurit e tyre…

Plaku Abu Amxhad fillon të rrëfejë se në Al Kurijah të provincës, Dair al Zur, e cila ditën e shtunë ishte në shënjestër të sulmeve ajrore të Rusisë, janë vrarë mizorisht dhjetëra civilë, shumica syresh gra e fëmijë.

Duke nxjerrë një ofshamë të thellë, me qëllim për të marrë pak forcë, Abu Amxhadi rrëfen: Në mëngjes kur u panë avionët, isha larg shtëpisë. Pastaj u dëgjua krisma e eksplodimit të parë. Në atë çast më lëshuan këmbët… të gjithë filluan të vrapojnë dhe unë doja ta ndaloja dikë e ta pyesja se ku goditën avionët, por të gjithë ishin të frikësuar e të habitur… pas pak dëgjuam edhe eksplodime të tjera të njëpasnjëshme. Ndërkohë erdhi automobili, i cili më dërgoi në vendin ku jetoj.  Shihja banorët duke vrapuar të tmerruar ndërsa vendin e kishte kapluar një shtresë e dendur e pluhurit. Asgjë nuk shihej… Pas pak fillova të dalloj pjesët e bëra copë-copë të bijve dhe nipave të mi, që ishin shpërndarë gjithandej. Ishte një pamje e pa përshkruar e tmerrit.

Njerëzia filluan të mbledhin copat e trupave të nakatosur ndërsa i dërgonin  në automobil ata që jenin shenja jete.

Nuk kam arritur të bëj asgjë vetëm kam qëndruar si i ngujuar duke qarë nga tragjedia që më kishte kapluar. M’i kanë mbytur mizorisht bijtë dhe krejt familjet e tyre. Të gjithë tani janë nën këtë tokë.

Avionët rusë kanë bombarduar objektet e banimit, tregun, xhamitë. Eksplodimet ishin të tmerrshme të fuqishme dhe shkatërruese.

Për shkak të tragjedisë dhe numrit të madh të të vrarëve të rinjtë nga Al-Kurijah kanë filluar të hapin varrezën dhjetë metra të gjatë për t’i varrosur martirët e këtij bombardimi.

Plaku, Abu Amxhad ka  marrë pjesë në hapjen e varrezave. Me duar e veta ka lëshuar në dhe dy bijtë dhe nipat e tij, në vendin ku janë varrosur të vrarët e tjerë nga pasojat e bombardimit mbi banorët e  Al-Kurijahut, ku krahas dhjetëra të vrarëve shumë të tjerë kanë marrë edhe plagë të rënda. Kanë mbetur edhe shumë trupa të tjera nën rrënojat e ndërtesave të shembura e të shkatërruar nga bombardimet. Duke qenë se trupat janë copëtuar ka qenë e vështirë të identifikohen të gjithë të mbyturit… (Burimi: Al-Xhazira, përktheu A. Q.)

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …