Përfundoi mbledhja e rregullt e kuvendit komunal të Rahovecit

Udhëhequr nga Kryesuesi i kuvendit komunal të Rahovecit Arbër Zenuni, u mbajt seanca e janarit, e para e rregullt për këtë vit kalendarik. Të pranishëm në seancë përveç kuvendarëve, si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës, Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, mediat, monitoruesit e seancës – përfaqësuesit e KDI-së, përfaqësuesit e KFOR-it, LMT-së dhe OSBE-së. Si çdo herë, fillimi i seancës u karakterizua me pyetje të kuvendarëve për kryetarin e komunës, respektivisht ekzekutivin. Pyetjet ishin: Mbështetja financiare e lindjeve në maternitetin në QKMF- Rahovec, numri i vogël i lindjeve dhe kapaciteti i QKMF-së. Te drejtat e shfrytëzimit të shujtave për mësimdhënës – mospërgjegjësia e Drejtorisë së Arsimit në mbledhjen e orëve të punës – Kontrata Kolektive. Niveli i zhvillimit ekonomik në Komunën e Rahovecit dhe ndërlidhja e raporteve me planet e punës. Moslistimi i synimeve në raport me buxhetin e komunës. Masat e marra ndaj operatorëve që kanë qenë të papërgjegjshëm dhe kanë dështuar në punime. Vendndalja e autobusëve – kompania për vendosjen e kabinave dhe vlera e kontratës. Pranimi teknik i projekteve në Komunën e Rahovecit – palestra sportive, sistemi i ujitjes në Opterushë, kolektori Hoçë e Madhe – Krushë e Madhe, përrocka në Celinë dhe në Ratkoc. Zgjerimi i vendbanimeve në Komunën e Rahovecit – ndërtimet pa leje 2023-2024, gjendja e ndërtimeve në terren. Bllokimi i kanalit kullues në Sapniq, rrethrrotullimi Pataqan – Sapniq. Drenoc, sanini i kanalizimit. Opterushë, ambulanca e fshatit – kushtet e dobëta higjienike. Investimet në projektet e mëdha në qytet, pamjet estetike dhe mundësia e ndryshimit të fasadës në objektin e qendrës për kulturë, rini, arte dhe inovacion. Inventarizimi i qerdheve nga Ministria e Arsimit. Tenderi i larjes së rrugëve në Krushë të Madhe – përmbushja e detyrës nga operatori. Mundësia e përfshirjes në digjitalizim të Drejtorisë së Urbanizmit. Mungesa e Raporteve te Punës të dy komiteteve: Komitetit për Arsim dhe Komiteti për Shëndetësi. Hudhja e mbeturinave në vende joadekuate, dënimet e shpeshtuara dhe përgjegjshmëria e qytetarëve. Në të gjitha pyetjet e parashtruara, anëtarët e kuvendit morën përgjigje të strukturuara dhe konkrete nga kryetari i komunës – ekzekutivi. R

ENDI I DITËS me 14 pika, ishte ky:

  1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;

  2. Pyetjet dhe përgjigjet në pyetjet e kuvendarëve;

  3. Shqyrtimi i vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës komunale, P-02343-0 me pronën e institucionit qendror, P-01422-5, zona kadastrale – Rahovec;

  4. Shqyrtimi i vendimit për dhënien e pëlqimit për këmbimin e pronës komunale, P-02280-1 me pronën e institucionit qendror, P-02240-1, zona kadastrale – Rahovec;

  5. Shqyrtimi i vendimit për caktimin e anëtarëve të Komitetit Konsultativ për Personat me Aftësi të Kufizuara, në Komunën e Rahovecit;

  6. Shqyrtimi i vendimit për miratimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZhK), 2023-2031;

  7. Shqyrtimi i plotësim – ndryshimi të vendimit 01 Nr.167/23, datës 27.12.2023;

  8. Shqyrtimi i Raportit vjetor të punës së kuvendit për vitin 2023;

  9. Informatë rreth aktiviteteve të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB), për vitin 2023;

  10. Shqyrtimi i raportit vjetor financiar, janar – dhjetor 2023:

  11. Shqyrtimi i raportit vjetor të Perfomancës Komunale për vitin 2022;

  12. Shqyrtimi i raportit vjetor të Komitetit për Komunitete për vitin 2023;

  13. Shqyrtimi i informatës mbi realizimin e Planit të Veprimit për Transparencë Komunale, gjatë vitit

2023;

  1. Shqyrtimi i raportit vjetor të Këshillit Komunal të fshatit Hoçë e Madhe.

Në mbledhjen e sotme, ishin 2 pika shtesë: Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për miratimin e Planit Lokal të Veprimit për Cilësi të Ajrit, 2024-2029; Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për miratimin e Planit Lokal për Biodiversitet; Seanca u cilësua konstruktive, me angazhim dhe efikase, ku pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe unanimisht nga anëtarët e kuvendit.

May be an image of 4 people and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …