leoni

Trasnparency International: Kosova dhe Serbia nuk kanë shënuar progres kundër korrupsionit gjatë vitit 2023

Trasnparency International: Kosova dhe Serbia nuk kanë shënuar progres kundër korrupsionit gjatë vitit 2023

Trasnparency International ka publikuar raportin për indeksin e perceptimit të korrupsionit. Sipas këtij raporti, Kosova dhe Serbia janë dy vendet e vetme në rajon që s’kanë shënuar progres gjatë vitit 2023, ndërkohë që përmirësim kanë pasur Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina. Duke parë publikimin e këtij raporti, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë me një reagim në profilin e saj zyrtar, duke u munduar ta arsyetojnë ngecjen sa i përket luftimit të korrupsionit. Ajo ka shtuar si dy argumente të tjera, duke thënë se Qeveria Kurti ka iniciuar dy procese për luftën e pakompromis të krimit dhe korrupsionit si Byroja për Konfiskim të Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Vettingut, ndonëse asnjëra ende s’janë finalizuar. Në fund, partia në pushtet ka provuar që argumentojë me renditjen e Kosovës në rang listën e Transparency International, duke thënë se ka përmirësime për 21 vende, ndonëse lëvizja është vetëm 5 pikë në gjithë këto vite të qeverisjes. Në vitin 2020 ka pasur 36 pikë, 2021 ka shkuar në 39, 2022 plus dy pikë, dhe vitin 2023 ka stagnuar tek 41 pikët.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …