Prej ditës së nesërme ndalohet përdorimi i dinarit serb në pagesat me para të gatshme në Kosovë, sipas një vendimi të BQK-së

Prej ditës së nesërme ndalohet përdorimi i dinarit serb në pagesat me para të gatshme në Kosovë, sipas një vendimi të BQK-së

Prej ditës së nesërme pritet të ndalohet përdorimi i dinarit serb në pagesat me para të gatshme në Kosovë, sipas një vendimi të Bankës Qendrore të Kosovës. Kjo ishte çështje diskutimi në takimin e djeshëm që i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për dialogun, Miroslav Lajçak e pati me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë. Lajçak paralajmëroi pas takimit se sot do të jepen më shumë informacione lidhur me këtë çështje nga ana e Qeverisë, pa dashur të japë hollësi për diskutimet rreth kësaj çështjeje. Ne e përmendëm këtë çështje të vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës,  nuk dua të veproj si zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, por ju do të njoftoheni me kohë tha Lajçak. Ai  pati diskutim shumë të gjatë  me kryeministrin Albin Kurti, ashtu edhe me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd. Diskutimet i përshkroi si të dobishme dhe të sinqerta. Lajçak tha se do t’i njoftoj shtetet anëtare dhe kryesinë e Bashkimit Europian dhe do t’i përgatisim hapat e ardhshëm në proces.

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Lushtaku: Sulmi i 21 janarit i vitit 1998 ndaj familjes Jashari, na mobilizoi të gjithëve për mbrojte të tokës arbërore

Lista “Ideal” i bashkohet koalicionit AAK-NISMA, Nuredin Lushtaku kandidat për deputet dhe kryetar të Skenderajt

Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK-NISMA, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se lista “Ideal”, e krijuar …