Bujqit ferizajas pritet të subvencionohen këtë vit me rreth 400 mijë euro

Kryesuesi i kuvendit të komunës së Ferizajt, Xhavit Zariqi, bashkë me anëtarët e kuvendit, ka mbajtur mbledhjen e parë të këtij viti. Në këtë mbledhje ka marrë pjesë edhe nënkryetari i komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, si dhe drejtorët e drejtorive komunale. Anëtarët e kuvendit me shumicë votash kanë bërë miratimin e orarit për mbledhjet e kuvendit të komunës për vitin 2024. Ndërsa drejtori i drejtorisë së bujqësisë Burim Bajrami, ka bërë propozim-vendimin për ndarjen e subvencioneve në lëmin e bujqësisë për këtë vit. Sipas tij,  për këtë vit janë paraparë të ndahen 400 mijë euro, për subvencionimin e fermerëve me pajisje për bletë, me mekanizëm bujqësor, subvencionimi i kultivuesve me perime në serra dhe jashtë tyre me pajisje, do të bëhet ndërtimi i dhomave ftohëse për ruajtjen e pemëve dhe perimeve si dhe kompensimin e dëmeve nga fatkeqësitë natyrore. Drejtori Bajrami ka thënë se këtë vit janë 100 mijë euro më pak, për subvencionimin e fermerëve sa i përket subvencionimit. Për subvencionimin e bujqve ferizajas, pati mendime pro dhe kontra nga ana e pozitës dhe opozitës, por në fund me shumicë votash u vendos që të bëhet subvencionimi në lëmine e bujqësisë për këtë vit. E nga ana tjetër drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit Balton Dërguti, ka bërë propozim-vendimin për daljen në konsultim publik për plotësim ndryshimin e rregullores 01.Nr.23 të datës 28.02.2020. Me këtë ndryshim parashihet të bëhet rregullimi i orareve të barnatoreve gjatë ditës dhe natës si dhe ditëve të festave dhe kujdestarive gjatë orarit të natës. Ndërkaq nënkryetari i komunës Lulzim Aliu, , ka bërë propozim – vendimin për aprovim final të rregullores së brendshme për menaxhimin e pasurisë jofinanciare. Kjo pikë e rendit të ditës u votua nga shumica e anëtarëve të kuvendit të komunës. Në fund të kësaj mbledhje drejtori i Pronës, Gjeodezisë dhe Kadastrit Sabri Murseli, ka bërë propozim –vendimin për shpalljen e interesit të përgjithshëm të pjesëve të ngastrave kadastrale; 3621-14 Z.K. Jezerc, pronë private, me qëllim të këmbimit me pjesën e ngastrës kadastrale 3485-4 Z.K. Jezerc, pronë e Komunës së Ferizajt, po ashtu edhe propozim – vendimin për rishqyrtimin e vendimit me Nr. 01.Nr. 113 të datës 30.11.2023, si dhe propozim – vendimin paraprak për dhënie në shfrytëzim afatshkurtër të lokalit afarist me nr. kadastral: 0- 72217092-155-2-4-0.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …