Në komunën e Ferizajt diskutohet lidhur me performancën përgjatë viteve 2018-2022

Nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, bashkë me koordinatorin e performancës komunale, Albion Sherifi si dhe zyrtarë të tjerë raportues të perfomancës komunale, janë takuar me drejtues të DEMOS-it. Qëllimi i këtij takimi ishte që të diskutohet nga afër lidhur me performancën e komunës gjatë viteve 2018-2022 dhe grantin e fituar përgjatë viteve, procesi i rishikimit të SMPK-së dhe GPK-së, projektet e financuara nga granti i performancës. Po ashtu, janë diskutuar edhe çështje të tjera që ndërlidhen me  grantin e performancës komunale. Në këtë takim nënkryetari Aliu dhe koordinatori Sherifi, kanë paraqitur vërejtët  e tyre në lidhje me këtë proces, por edhe ndryshimet e mundshme që duhet të bëhen në sistemin e perfomancës komunale. Përfaqësuesit e DEMOS-it janë shprehur se do të mundohen që sadopak do të mundohen që t’ju dalin në ndihmë komunave në lidhje më këtë proces shumë të rëndësishëm për të gjitha institucionet.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …