Në komunën e Rahovecit është mbajtur sot mbledhja e këshillit komunal për siguri në bashkësi (KKSB). Kryesuesi i mbledhjes, kryetari i komunës, Smajl Latifi, theksoi se situata e përgjithshme në komunën e Rahovecit në bazë të argumenteve dhe burimeve që i posedojnë është stabile, e qetë dhe pa ndonjë ndryshim të theksuar prej takimit të fundit të mbledhjes së KKSB-së. Kjo është mbledhja e parë për vitin 2024, me plan të ri dhe angazhime të reja.
Në këtë mbledhje u diskutua rreth çështjeve:
Për lirimin e trotuareve;
Siguria dhe kontrolli i shpeshtë në trafik;
Raportimin e shkeljeve ligjore;
Parandalimi i dhunës në familje;
Trajtimi i qenve endacak;
Trajnimi për mbrojtje nga zjarri me nxënësit e shkollave;
Parandalimi i përdorimit të substancave narkotike;
Mbrojtjen e lumenjve që rrjedhin – ndalimi i hedhjes së mbeturinave;
Përpjekja intensive për ushqim më cilësor me siguri me të lartë, (siguria dhe kontrolli i produkteve ushqimore)
Komandanti i stacionit policor në Rahovec, z. Fazli Morina, si zakonisht raportoi rreth situatës së sigurisë në komunën e Rahovecit me statistika si në vijim:
Kanë ndodhur 76 vepra penale, zero incidente jo penale.
Tentim dhunimi 1 rast, falsifikim i parasë 11 raste, lëndim i lehtë trupor 1 rast, dhunë në familje 5 raste, armëmbajtje pa leje 4 raste, dëmtim i varrezave 1 rast.
Janë ndaluar në mbajtje 8 persona dhe janë arrestuar 13.
Sa i përket sigurisë në komunikacion rrugor, janë dhënë 1230 gjoba në komunikacion rrugor. Prej tyre, 35 gjoba janë shqiptuar për drejtimin e automjetit pa patentë shofer, 214 gjoba për parkingje joadekuate, 20 sosh për përdorimin e telefonit gjatë vozitjes.
Rreth sigurisë në shkolla, janë bërë 48 vizita, 344 patrullime, 9 pika të kontrollit afër shkollave. Prej shkollave janë raportuar 4 raste, (asgjësim i pasurisë, lëndim i lehtë trupor, lëndim i rëndë trupor, vjedhje e rëndë) Në fund të mbledhjes, kryetari Latifi falënderoi të gjithë anëtarët e KKBS-së për konstruktivitetin, angazhimin dhe punën e bërë.