Bashkim Nurboja

Bashkim Nurboja: Në diskutim është vetëm shtyrja e zbatimit të përdorimit të dinarit serb dhe jo pezullimi i zbatimit të rregullores së BQK-së

Kryetari i Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës, Bashkim Nurboja, thotë se pezullimi i rregullores së këtij institucioni, që do t’i ndalonte komunitetit serb përdorimin e dinarit të Serbisë, nuk është në diskutim. Në intervistë për Radio Evropa e Lirë, Nurboja tha se në diskutim është vetëm shtyrja e zbatimit. Bashkësia ndërkombëtare është duke kërkuar nga Kosova që ta pezullojë zbatimin e rregullores së BQK-së, sipas së cilës, euroja duhet të shërbejë si valutë e vetme për pagesa. Serbia, e cila nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, vazhdon ta përdorë dinarin për t’i paguar pensionet, ndihmat sociale dhe rrogat për institucionet paralele që ka në Kosovë. Ne jemi të shqetësuar për ndikimin e rregullores [së BQK-së] sidomos në shkolla dhe spitale, për të cilat, nuk duket i zbatueshëm asnjë proces alternativ”, thanë ambasadorët e vendeve të  njohur si QUINT-it, të cilët  kjo çështje duhet të diskutohet më tej në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, i cili ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …