Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili, ka mohuar se do të ketë shtyrje apo anulim të rregullores për ndalimin e qarkullimit të dinarit serb në Kosovë. Nëse se deri dje rregullimi nuk ka qenë i mjaftueshëm, tash ka rregullim të ri. Ne nuk do të lejojmë të vazhdohet bartja e mjeteve financiare në kufi nga një institucion që nuk është i licencuar dhe ato para shkojnë pa asnjë kontroll nga institucionet. Ahmet Ismaili ka kërkuar nga komuniteti serb mirëkuptim, duke thënë se rregullorja është në të mirën e të gjithëve, andaj është e pamundur të bëjmë ndonjë shtyrje, sepse ky është një rregull, ka saktësuar, Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, Ahmet Ismaili.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …