Prej disa ditësh, një grup deputetësh nga Shqipëria dhe Ballkani, nën udhëheqjen e Fatmir Mediut, ndodhen në Amerikë me qëllim për të marrë pjesë në “Mëngjesin e Lutjeve”. Ata kanë postuar foto të shumta dhe kishin takuar edhe zyrtarin e lartë amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar. Por pak para “Mëngjesit të Lutjeve”, Grupi i deputetëve të Fatmir Mediut, është përjashtuar nga “Mëngjesi i Lutjeve”. Atyre iu është komunikuar zyrtarisht që këtë radhë, “Mëngjesin e Lutjeve” ta ndjekin nga hoteli. Nuk dihet arsyeja e këtij vendimi, por me sa duket në Amerikë e kanë kuptuar që politikanët e Ballkanit e keqpërdorin këtë ngjarje, duke u shfaqur në vendet e tyre, sikur kanë mbështetje amerikane. Mendohet se shkak për “përzënien” e tyre nga “Mëngjesi i Lutjeve”, është edhe keqpërdorimi i fotove me kongresmenë apo senatorë të ndryshëm amerikanë, me të cilët deputetët nga Ballkani shtrëngojnë duart aty, dhe më pas i shesin fotot e takimeve në vendet e tyre. (Dita)
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …