Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, është cituar të ketë deklaruar se mbyllja e Bankës Komerciale nuk ka të bëjë asgjë me veprimet e Qeverisë dhe as të BQK-së, pasi ka qenë veprim i natyrshëm që ka filluar tashmë që nga shitja e kësaj banke, përmes likudimit vullnetar. Ajo thotë se kjo bankë që operonte që nga paslufta në Kosovë është mbyllë sot sepse ka më shumë se tri vite që ‘Bankën Komerciale’ në Serbi dhe filialat e saj i ka blerë NLB Slovenia, e cila ka e një licencë në Kosovë dhe me ligjin aktual një operatori nuk i lejohet t’i ketë dy licenca. Andaj mbyllja e ‘Bankës Komerciale’ nuk ka të bëjë asgjë as me veprimet e Qeverisë dhe as të BQK-së, ka qenë veprim i natyrshëm që ka filluar tashmë që nga shitja e kësaj banke, përmes likuidimit vullnetar. Uroj që politizimi i kësaj çështje, në këtë moment mos të hapë mundësinë për kërkesë për një licencë të re, të një banke tjetër të Serbisë në Kosovë!
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …