Komuna e Rahovecit po merr pjesë në “Tourism & Travel Show Albania”

Komuna e Rahovecit po merr pjesë në “Tourism & Travel Show Albania”, që po zhvillohet nga data 31 janar dhe do të vazhdojë edhe sot më datë 1 shkurt, në pallatin e kongreseve, në Tiranë. Komuna e Rahovecit përfaqësohet nga tri biznese në këtë panair, dy biznese që merren me përpunimin e rrushit dhe një biznes zejtar, ku si veprimtari ka prodhimin e enëve ose të vozave te drurit. Komuna e Rahovecit u përfaqësua edhe në forumin e mbajtur dje më datë 31 janar “Rrugët e Eko-Turizmit në Zonën Ndërkufitare, Kukës-Rahovec për promovimin e turizmit alternativ (ECO-ROUTES)”, tema ishte eksplorimi dhe promovimi i turizmit alternativ. E gjithë kjo u mbështet nga Bashkimi Evropian, @euinalbania përmes @ipa_cbc_albania_kosovo II 2014-2020, në kuadër të thirrjes së tretë për projekt propozime për programin IPA Shqipëri – Kosovë( IPA Cross Border Cooperation Programme Albania – Kosovo).

May be an image of 5 people, wine and text

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …