Ish-ministrja për Dialog, Edita Tahiri, tani që është përjashtuar nga bisedimet me Serbinë, hedh shkelma

Tahiri ëndërron: Në veri do të shtrihen 23 ministri dhe agjenci

Gjykata Themelore, një zyrë e Prokurorit si dhe ministritë dhe agjencitë do të vendosën së shpejti në pjesën veriore të vendit. Kështu ka deklaruar ministrja për Dialog në Qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri, e cila ka thënë se zvarritja e vetme po bëhet nga Serbia, e cila sipas saj, nuk po e lejon kryetarin e Mitrovicës veriore që të nënshkruaj Memorandumin e Mirëkuptimit me Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. “Me integrimin e pjesëtarëve të ish-Mbrojtjes Civile, ne do të shtrijmë mbi 23 ministri dhe agjenci në veri të vendit”, ka deklaruar ministrja, Tahiri. Ndërkaq duke folur për barrikadën mbi urën e Ibrit, ajo ka thënë se janë duke pritur qëndrimin e Brukselit për hapat që do të ndërmerren në vijim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …