Turqia ka arrestuar 25 të dyshuar, lidhur me të shtënat gjatë një shërbese në një kishë, në Stamboll, në javën e kaluar

Autoritetet e larta bënë të ditur  zyrtarisht se Turqia  ka arrestuar 25 të dyshuar lidhur me të shtënat gjatë një shërbese në një kishë në Stamboll fundjavën e kaluar. Sipas ministrit të Drejtësisë, Jilmaz Tunxh, në mesin e të arrestuarve janë edhe dy sulmuesit e dyshuar, që paraprakisht ishin kapur nga policia. Ata  besohet se kanë lidhje me grupin militant, Shteti Islamik, tha ministri turk. Të dyshuarit kryesorë janë shtetas të huaj, njëri nga Taxhikistani dhe tjetri nga Rusia, ka deklaruar më herët ministri i Brendshëm turk, Ali Jerlikaja. Grupi militant, Shteti Islamik, ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, duke thënë se ai u krye në përgjigje të thirrjes së udhëheqësve të këtij grupi militant për të shënjestruar hebrenjtë dhe të krishterët. Sulmi ndodhi të dielën në mëngjes në kishën katolike italiane, Santa Maria, në Stamboll. Me këtë rast nga sulmuesit, ishte vrarë një shtetas turk i cili po merrte pjesë në shërbesë.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …