Komisioni Evropian iu ka bashkuar zërave kritikë kundër Kosovës, pas hyrjes në fuqi më 1 shkurt të një rregulloreje të Bankës Qendrore të Kosovës. Kjo rregullore parasheh përdorimin e euros për pagesat me para të gatshme, duke ndaluar përdorimin e dinarit serb, që përdoret nga serbët që jetojnë në Kosovë. Zëdhënësi kryesor i Komisionit Erik Mamer, gjatë një konference për medie në Bruksel më 2 shkurt, ka thënë se ky institucion shpreh keqardhjen për këtë vendim dhe iu bashkohet thirrjeve të faktorëve të tjerë ndërkombëtarë që të sigurohet një periudhë e mjaftueshme kohore për zgjidhjen e kësaj çështjeje përmes dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian. Komisioni është veçmas i shqetësuar për ndikimin te shkollat dhe spitalet, duke marr parasysh se nuk ka alternativa të tjera”, ka saktësuar, Erik Mamer.
Kontrolloni gjithashtu
Pleurat Sejdiu: Kosova ende pa një sistem shëndetësor funksional për shkak të moszbatimit të ligjeve
Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu, ka shprehur shqetësimin për mungesën e …