Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka thënë se vendimi i autoriteteve të Kosovës për anulimin e dinarit serb, është sulm ndaj të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara që nga viti 1999. Në secilin prej atyre akteve, është e drejtë e Serbisë të financojë aktivitete të caktuara, shëndetësi, arsim, pensione. Fatkeqësisht, Albin Kurti e ka marrë atë vendim me iniciativën e tij, me qëllimin e të spastrimit etnik të popullit serb nga territori i Kosovës, ka thënë Vuçiq, në një konferencë për medie. Sipas tij, Serbia do të bëjë gjithçka që serbët në Kosovë t’i marrin të ardhurat e tyre. Vuçiq njoftoi se, për serbët në Kosovë janë ndarë më shumë se 5 milionë euro për përfitime të ndryshme. Serbia do të kërkojë zgjidhje se si t’i dërgojë paratë për serbët në Kosovë, ka nënvizuar Vuçiq.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …