Natën mes 3 dhe 4 shkurtit të vitit 2000, “Rojat e urës” në Veri të Mitrovicës vranë 10 shqiptarë plagosën qindra të tjerë dhe dëbuan nga qyteti rreth 12 mijë banorë të pjesë veriore. Aksionin spastrues të policës së Serbisë dhe serbëve vendorë të veriut, nuk e penguan forcat franceze të KFOT-it. ‘Rojat serbe të Urës mbi Lumin Ibër, të cilat ishin vendosur në qershor të vitit 1999 vranë 10 shqiptarë, në mesin e të cilëve fëmijë, gra e pleq, plagosën shumë të tjerë, ndërsa dëbuan rreth 12 mijë shqiptarë, të cilët u detyruan të kalojnë në jug të qytetit, duke lënë prapa shtëpitë e tyre në flakë. Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) kishte thënë se të gjitha këto vrasje janë bërë në prani të ushtarëve francezë të KFOR-it dhe policisë ndërkombëtare. Në natën ndërmjet 3 dhe 4 shkurtit 2000 serbët kanë vrarë banorët: Nezir e Shqipe Voca, Niman Sejdiu, Bashkim Rrukeci, Sebiha Abrashi, Selime Berisha, Muharrem Sokoli, Nderim Ajeti, Nerimane Xhaka dhe Remzije Canhasi. Sipas dëshmitarëve, operacionin e vrasjeve e kishte udhëhequr MUP-i i Serbisë, në krye me ish-komandantin, Dragan Delibashiq, politikanin tashmë të vrarë serb Oliver Ivanoviq dhe të tjerë. Gjykata Themelore në Mitrovicë më 2014 shpalli fajtor Oliver Ivanoviqin, të cilin e kishte dënuar 9 vjet burg për krime lufte shqiptarëve gjatë dhe pas luftës në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …