Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi thotë se në koalicion me AAK-në do të fitojnë 18 për qind të votuesve, Ai konstaton që nëse ne arrijmë të shtrijmë tek votuesit një platformë të qartë politike besojmë se do të jemi shumë të rëndësishëm në legjislaturën e radhës. Unë pres që të arrijmë rezultatin e sondazheve të vitit 2016, që ishte 18 për qind. Ideja për të krijuar koalicion nuk është nga frika por nga dëshira për të përbashkuar disa pjesë që do të përbënin një tërësi më të madhe. Ideja është që përmes këtij koalicioni të krijojmë një front të përbashkët ku do t’i kenë dyert e hapura shumë figura, shumë parti më të vogla, personalitete qendrore e lokale dhe për të garuar me objektiv që të dalim sa më fuqishëm. Ky front ka për qëllim që të fitojë besimin e zgjedhësve. Në Kosovë duhet të ketë përfunduar një herë e mirë periudha e thirrjes për rrëzime. Pasi ta marrim besimin e qytetarëve të Kosovës vendosim cila do të jetë rruga.”, u shpreh sekretari i Nismës Socialdemokrate, Bilall Sherifi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …