Në fund të këtij viti Gjykata Kushtetuese mund të mbetet jashtë funksionit duke mos mundur ta ushtroj kompetencat dhe përgjegjësitë e veta pasi do të mbetet pa kuorum, duke qenë se kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Gresa Caka-Nimani dhe gjykatësja Selvete Gërxhaliu-Krasniqi përfundojnë mandatin e tyre më 30 dhjetor 2024. Sipas Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, Gjykata Kushtetuese ka kuorum nëse janë të pranishëm shtatë gjyqtarë. Prandaj, nëse deri me këtë datë Kuvendi nuk propozon gjyqtarët e rinj për dekretim te kryetarja Vjosa Osmani, Gjykata Kushtetuese do të mbetet pa kuorum. Kjo mund të ndodh, pasi tre krerët e shtetit: Vjosa, Albini e Glauku po bëjnë përpjekje ta nënshtrojnë këtë Gjykatë ashtu sikur edhe Gjyqësorin e Prokurorinë.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …